
Dy fjalë për Berishën që drejtësia nuk guxon t’ia thotë. Flet Fatbardha Dega!
Dritare.net

Fatbardha Dega në një rrëfim ekskluziv për Dritare Tv tregoi historinë e saj të burgosjes në vitet 92’, ku në qeli humbi edhe foshnjën pasi ishte shtatzënë.
Për burgosjen e saj, zonja Dega akuzon Sali Berishën, duke e cilësuar burgosjen e saj politike. Ndërkohë theksoi se vendosi të rrëfejë historinë e saj, tani që ish-kryeministri ndodhet në arrest-shtëpie si i akuzuar për korrupsion, e njëjta akuzë që burgosi Fatbardhën në ato vite.
“Vendosa të flas, edhe pse Berisha nuk dëgjon as perëndinë. Për mendimin tim i nevojitet një doktor mendor. Më çudit një fakt, që përmendin vetëm moshën por harrojnë se Nexhmie Hoxha ishte në moshë shumë të vjetër kur hyri në burg, ashtu si dhe shumë të tjerë. Se kuptoj pse tani ka kaq shumë ledhatime. Në vend që të mbyllet goja e një krimineli, po hesht një popull i tërë. Kjo më bën që të dal e të shkruaj, të bëj të ditur dhe të njohur ngjarjen time, shumë tragjike. Ky sistem që në themelimin e tij, ishte të merrte pushtetin dhe ta përdorte për interesat e tij, ashtu siç është provuar dhe do të provohej më tej”, deklaroi ajo për Dritare TV./M.K-dritare.net

















