Na ndiqni edhe në

Shqip

Flet refugjati nga Kosova: Pandeli Majko, politikani më pak arrogant ndër shqiptarët!

Flet refugjati nga Kosova: Pandeli Majko, politikani më pak arrogant

Ish-refugjati nga Kosova, Abaz Osmani në Shqip nga Rudina Xhunga rrëfeu takimin e tij me Pandeli Majkon, gjatë viteve ’99-të, kur ky i fundit ishte kryeministër i Shqipërisë.

Ka qenë periudha kur rreth 13 mijë shqiptarë të Prishtinës u strehuan në Korçë, pasi serbët i përzunë nga shtëpitë e tyre.

Në kujtimet e zotit Osmani, ish-kryeministri Majko ka qenë një njëri guximtar dhe aspak arrogant, duke mbështetur shqiptarët e Kosovës në periudhën e vështirë që ata po kalonin.

“Kur erdhëm në Lozhan të Korçës, nuk kishim asgjë. Shtëpitë, dokumentet, gjithçka kishim u dogjën nga serbët. Më vonë krijuam një Këshill Përfaqësuesish, për të treguar kushtet e vështira në të cilat jetonim gjatë këtyre viteve. Kërkuam takim me prefektin, e falënderoj shumë, na priti mirë. Pushteti vendor, policia, të gjithë na pritën mirë kur erdhëm ne emigrantët.

Më vonë erdhi në Lozhan, Pandeli Majko. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, vinte një kryeministër në Lozhan.

Ishte asokohe deputet i zonës. Erdhi me një helikopter. Në zonë u mblodhën rreth 10 mijë vetë, gra, burra e fëmijë, për të takuar kryeministrin. Pas tubimit shkuam në drekën që kishin organizuar, e mora fjalën aty, dhe falënderova kryeministrin, më të riun në Evropë, 32-vjeç. E falënderova që pranoi gati 1 milion kosovarë.

I thashë: “Sot kuptova që jo vetëm je kryeministri më i ri në Evropë, por më guximtar”.

Me atë helikopter që erdhi asokohe, askush nuk do të guxonte. Nuk i dallohej ngjyra, ishte copë-copë. Aty e takova për herë të parë Pandeli Majkon, njeri zemërmirë, i qeshur, sepse zakonisht shqiptarët janë arrogant.

Sidomos, ata që kanë pushtet, Majko nuk ishte kështu", tha zoti Osmani./M.K-dritare.net