Na ndiqni edhe në

Shqip

Si jetonin banorët e Lozhanit të Korçës në vitet '90! Rrëfimi i Abaz Osmanit!

Si jetonin banorët e Lozhanit të Korçës në vitet

Profesor, Abaz Osmani në Shqip nga Rudina Xhunga, rrëfeu se si u pritën emigrantët nga Kosova në Shqipëri, në 1999-ën kur serbët i dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Zoti Osmani tregon se ata u vendosën gjatë këtyre viteve, në Lozhan, fshat i Korçës, ku shqiptarët i hapën dyert dhe i trajtuan jo si refugjatë, por si familjarët e tyre.

“Lozhani ishte në gjendje të mjerueshme. Aty ka qenë një minierë e qymyr-gurit, ishte mbyllur dhe plaçkitur dhe banorët ishin pa punë.

Gjithë ditën rrinin në klub, pinin raki dhe kafe. Një banor asokohe më pyeti: “Më e madhe është Prishtina apo Kosova?”.

Nuk dinin asgjë rreth Kosovës. Një ditë tjetër më pyeti: “Keni ju makinë, televizor me ngjyra, traktor? Pse jeni ju kundër Millosheviçit?”

U nervozova, nuk dinin asgjë për kohën që po kalonim. Ne në Kosovë kemi pasur një imazh të Shqipërisë kopsht me lule, rregull e pastërti, pasuri, shtet model. Ne e mendonim Shqipërinë si një shtet model ideal. Dhe në vitin 1999, Kosova pa një tjetër Shqipëri. Gjatë viteve 90 ka pasur shkëmbime njerëzish, informacionesh, dhe ne kuptuam që Shqipëria nuk ishte kopsht me lule, por këto ishin shkrime gazetash dhe histori të rralla individuale, sepse pak njerëz kanë ardhur në Shqipëri, gjatë atyre viteve. Me 1999 ne u njohëm realisht, si komb.

Ne, shumica e refugjatëve kosovarë, jetuam në shtëpitë e banorëve të Lozhanit. Na morën nëpër shtëpi, hanim me ta, flinim me ta, shikonim TV me ta. Sikur shkon te kushërinjtë. Ne nuk ishim refugjatë, por mysafirë. Dhe kur e shoh këtë, sot pas 25 vjetësh, më duket më e madhe. Çfarë vepre e madhe e njerëzimit”, tha profesori./M.K-dritare.net