Si po e vrasin gjuhëtarët e Facebook-ut, gjuhën shqipe. Flet historiania e gjuhës!
Dritare.net
Historiania e gjuhës Mimoza Kore në Shqip nga Rudina Xhunga u shpreh se gjuha shqipe nuk mund të mbrohet para botës shkencore, pa fakte.
Zonja Kore theksoi se personat që marrin përgjegjësinë për të folur lidhur me prejardhjen e gjuhës shqipe në rrjetet sociale apo edhe Tv, duhet të jenë mjaft të përgatitur, pasi përkundrazi mund të bëhemi objekt tallje nga të huajt.
“Historianët nuk kishin kushtet e punës, internetin, si sot. Nuk e njihte Eqrem Çabejn, një person që nuk ishte i fushës, siç njihen sot këta njerëz që u jep mundësi internetit, Facebook, të vërtetat apo të pavërtetat e tyre. Disa sigurisht e bëjnë nga dashuria që kanë për gjuhën, por pa fakte nuk ballafaqohesh dot me botën shkencore. Këta njerëz nuk merren as me kiminë as me fizikën, por me gjuhën shqipe, duke qenë se mendojë se e njohin, e flasin, dinë të bëjnë dhe shkencë. Gjuhësia është shkencë, nuk ka kot shkolla.
Nuk bëhet dot kushdo, unë nuk e bëj dot mjeken, do bëj dëm. Aq më pak, etimologjia, në botë janë me gishta ata që merren, duhet të dish shumë gjuhë të huaja, rregullat e brendshme të shqipes, si ka ndryshuar ajo me vite, kërkon një përgatitje të veçantë. Shfrytëzohet Atdhedashuria, por shpesh jemi bërë objekt i videove nga të huajt, që na bëjnë qesharak. Nuk e ka thënë Albanologjia që nuk jemi të lashtë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi pasur shumë të fortë vetëdijen për të ruajtur gjuhën, vendin tonë. Njihemi si vend luftarak, pasi na është dashur të përballemi me këto”, tha historiania në Shqip./M.K-dritare.net