Historiania: Ne jemi me fat që kishim Eqrem Çabejn!
Dritare.net
Historiania e gjuhës Mimoza Kore në Shqip nga Rudina Xhunga, ka folur edhe për Eqrem Çabej, një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare.
Zonja Kore u shpreh se profesor Çabej mbetet një ndër shkencëtarët më objektiv që ka guxuar të flasë për çështje madhore të gjuhësisë shqiptare, ku një ndër tezat e tij ka qene se trojet shqiptare janë tkurrur.
“Eqrem Çabej, ishte shkencëtar objektiv që pohonte me shumë thjeshtësi se deri ku arrinte shkenca. Por shprehjet e tij mbeten aktuale, pohonte se kur na sulmojnë duhet të japim përgjigje, mos të qëndrojmë indiferent. Nga ana gjuhësore, Çabej ishte i vetmi që ka dhënë përgjigje. Teza përfundimtare që na jep teza është që ne jemi autoktonë në këto troje, fqinjë të grekëve të lashtë, pasardhës të Ilirëve, dhe nënshtetas, të Romës së Vjetër. Përfundimisht për këtë tezë e thotë, profesor Çabej, sot trojet shqiptare, janë produkt tërheqje, jemi në troje më të pakta sesa kemi qenë.
Nëse do të shohim, në ato studime etimologjikë që është monumenti i veprës, 7 vëllime, ku ka studime edhe për folklorin, profesor Çabej nuk merr fjalë të sotme, merr fjalë që kanë rëndësi për gjuhësinë historike. Sepse me atë fjalë, ai e sheh në të gjitha të folmet, edhe periferike, edhe dialektore duke e njohur mirë shqipen, pastaj kalon në Ballkan, dhe gjuhë të tjera, indoevropiane, pasi do të shohë ku e ka bërë jetën kjo fjalë. Edhe i dalin se shumë nga fjalët, janë më gjerë se nga territori ku fliten sot. Nuk ka çështje të gjuhësisë, sidomos këto madhore, ku profesor Çabej nuk ka vënë dorën. Më kujtohet një shprehje e profesor Shaban Demirajt, që më ka thënë: Ishte fat që ne patëm Eqrem Çabej”, tha zonja Kore në Shqip./M.K-dritare.net