Na ndiqni edhe në

Shqip

Miopia në moshë të hershme, okulisti tregon çfarë po i dëmton sytë e fëmijëve!

Miopia në moshë të hershme, okulisti tregon çfarë po

Kirurgu okulist, Kastriot Boriçi në Dritare Tv ndau disa shqetësime që hasen sot në lidhje me sytë, ku theksoi sot në masë të gjerë fëmijët po përballen me miopinë e cila është një problem i madh.

Okulisti theksoi se një ndër shkaktarët kryesorë për miopinë është koha e tepërt që fëmijët më së shumti kalojnë mbi celular apo tableta, ku për rrjedhojë vendosin syze për gjithë jetën.

“Nuk është më ajo botë që ka qenë, ndaj është shtuar edhe numri i pacientëve që kanë probleme me sytë. Miopia është bërë shumë problem, fëmijët fillojnë syzet në moshën 12-13 vjeç dhe i mbajnë gjithë jetën, ose kryejnë ndërhyrje me lazer. Ne përpiqemi të fshehim arsyen e vërtetë, leximin nga afër. Muskujt e syrit fokusohen në distancë të afërt dhe ngrijë në atë moment, kur i largon sytë nga celulari ose tabletët.

Kur do të shikosh afër janë të ngurtësuar muskujt e syrit, kur sheh larg janë të çliruar. Kur shikojmë në horizont, sytë janë më të çliruar. Nëse një fëmijë qëndron 4 orë ose më shumë mbi celular, kështu fillon dhe shkaktohet miopia. Ka shumë persona që janë të detyruar të qëndrojnë mbi celular, e kanë dhe të pashmangshme. Fëmijët e vegjël duhet të kenë kujdes, pasi në periudhën tonë ka pasur gjëra më pozitive, lexonim libra, luanim në ambiente të hapura që tashmë nuk janë më. Syri është shumë delikat”, u shpreh ai./M.K-dritare.net