Na ndiqni edhe në

Shqip

Profesori Dhimitri Gusho zbulon arsyet: Pse po vijnë shumë shqiptarë të pasur në Kanada!

Profesori Dhimitri Gusho zbulon arsyet: Pse po vijnë shumë

Dhimitri Gusho pedagog i inxhinierisë në Universitetin e Torontos ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Ai foli për largimin e tij nga Shqipëria në 1993-shin, sfidat në Kanada, punët që bëri për të mbijetuar, gjersa hyri në universitet si pedagog 10 vjet më parë. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që nga largimi im dhe shumë shqiptarëve nga Shqipëria, por ikjet vazhdojnë edhe sot thotë zoti Gusho, edhe për këtë më vjen keq. Ai tregon për gazetaren Rudina Xhunga se në Kanada po shkojnë shumë fëmijë biznesmenësh, apo shqiptarë që me lekët që kanë bërë në Shqipëri shkojnë në Kanada për të jetuar dhe për t’u integruar në atë shoqëri. Profesori rendit arsyet që i detyrojnë shqiptarët të largohen: ajri i ndotur, trafiku dhe gjobaxhinjtë, thotë ai.

“Ikjet nga Shqipëria vazhdojnë. Kjo është një plagë edhe tani jo vetëm në vitet 1990. Unë shoh që vijnë këtu në Kanada disa studentë që kanë qenë të sistemuar në Shqipëri. I pyes: Pse ikët? “O atje nuk jetohet!”, më thonë. Më vjen keq kur e dëgjoj këtë gjë sepse po e dëgjoj shpesh nga njerëz të sistemuar, që nga ana financiare janë shumë mirë, ndoshta më mire se ne këtej. Por ama duan të ikin dhe për këtë nuk më vjen mirë. Arsyet pse ikin është siguria, trafiku që mund të rregullohet shumë lehtë. Unë sa herë vij në Shqipëri shpëtoj 2-3 herë nga aksidenti. E keqja tjetër është ajri i ndotur. Mbase kur revoltohen prindërit që kanë biznes, sepse edhe ata vuajnë se duhet të paguajnë lekë poshtë e lartë, për të marrë diçka, detyrohen t’i sjellin fëmijët këtu. Më kanë folur për gjobat. Se ka shumë gjobaxhinj, njerëz që të marrin në telefon edhe të vënë gjoba. Pra këto janë arsyet. Këtu janë të kënaqur sidomos kur vijnë me një bazë materiale që mos kalojnë ato probleme që kaluam unë dhe shokët e mi. Për këtë më vjen keq sepse janë njerëz të sistemuar që largohen nga vendi. Me lekët që kanë bërë në Shqipëri kërkojnë të integrohen dhe punojnë këtu në Kanada.”, tregon zoti Dhimitri Gusho në DritareTV./K.C/dritare.net