Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse shkurtojmë fjalët shqip kur flasim e shkruajmë. Flet studiuesja!

Pse shkurtojmë fjalët shqip kur flasim e shkruajmë. Flet

Studiuesja e gjuhës shqipe Shefkije Islamaj në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV shpjegoi se pse shqiptarët e kanë të vështirë për të përvetësuar gjuhën standarde.

Zonja Islamaj u shpreh se do të duhen kohë në mënyrë që shqiptarët të ndarë në 5 hapësira tokësore, të kuptojnë dhe pranojnë se gjuha shqipe standarde, duhet të zbatohet, si simbol që i bashkon ata kudo janë.

“Prirja e shkurtimit të fjalëve, sigurisht është më e lehtë por në gjuhën e shkruar nuk lejohet. Por sot e vëmë re shumë, e kemi ngritur edhe si shqetësim në konferencat tona, në Kosovë, Shqipëri, e Shkup. Por sot liria po perceptohet në mënyrë shumë personale dhe ndikimi i institucioneve shkencore është jashtëzakonisht i vogël. Jashtëzakonisht rezultatet studimore, vërejtje e sugjerime që rekomandohen, lexohen dhe dëgjohen vetëm prej specialistëve të gjuhës, jo prej folësve në TV, në gjuhën shkollore etj. Ky është fati, tani për tani nuk mund ta ndryshojmë.

Por duhet të kemi parasysh se zotërimi i gjuhës, nga të gjitha shtresat, folësve e shkruesve të saj, e kemi ditur se nuk do të ndodhë shpejt e në mënyrë të lehtë. Marrë parasysh këtu edhe rrethanat politike, ekonomike, shqiptarëve të ndarë nëpër shtete dhe faktorë të tjerë ndikues, aspak të lehtë në gjithë hapësirën tonë të përbashkët. Ka qenë dhe mbetet ide dhe parashikim utopist se do të kemi të lehtë zotërimin dhe zbatimin e normës gjuhësore standarde. Por shtrohet pyetja: Kush e di se sa kohë i është dashur popujve të zhvilluar ose jo, për të zotëruar gjuhën standarde. Kështu edhe shqiptarëve të ndarë dhunshëm në 5 hapësira tokësore, me zhvillime të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe kulturore, që të kenë të lehtë zbatimin e gjuhës standarde. Por gjuha shqipe standarde e ka tashmë historinë e saj 50-vjeçare, me pengesa e vështirësi, po ndërton të ardhmen e saj. Kjo e ardhme është shumë e besueshme, me arritjet në fushën e pranimit dhe zbatimit, na lejon që gjuha shqipe standarde përmbush të gjitha kriteret e caktuara. Gjuha standarde shqipe përfaqëson identitet të veçantë, simbol që identifikon bashkësinë shqiptare. Gjuha shqipe për shqiptarët është simbol për identitet”, tha studiuesja./M.K-dritare.net