
Unë isha aty kur rrëzuam Enver Hoxhën. Flet i persekutuari politik!
Dritare.net
Destan Dangëllia në Shqip nga Rudina Xhunga kujtoi 20 shkurtin, ku sot mbushen plot 33 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës.
Dangëllia tregon se ka qenë në Tiranë, ditën kur filloi revolta studentore dhe u rrëzua busti i diktatorit Hoxha. Ndër të tjera në një moment ai shprehet: 20 shkurtin e kam me vete!
“Më 20 shkurt kam qenë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Ne foto është gishti i vogël i diktatorit. Aty ia vendosëm litarin. Kujtim nga ajo ditë, kam një ashkël në fyt. Nuk e di se çfarë materiali është, mermer ose copë gëzhoje, nuk e kam hequr dot. Kur rruhem më gërvisht. E kam 20 shkurtin gjithmonë me vete", thotë Dangëllia, nipi i Sami Dangëllisë, simboli rezistencës që u dënua me 43 vite burg në komunizëm./M.K-dritare.net

















