Historia e nipit të Sami Dangëllisë, simbolit të rezistencës, i dënuar me 43 vite burg në komunizëm!
Dritare.net
Destan Dangëllia në Shqip nga Rudina Xhunga, me një rrëfim të jashtëzakonshme, tregoi historinë e zhgënjimit nga demokracia, si një ndër të parët që nisi programin e proceseve demokratike.
Nipi i Sami Dangëllisë, një nga figurat më të shquara të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43 vjet rrëfeu se si u përndoq në vitet 90’ nga vetë partia, e cila kërkonte të vinte në pushtet.
“Pas viteve 90’ ishte rrëmujë e madhe por unë mora programin e PD më 19 dhjetor 1990 dhe u largova në Devoll për të nisur lëvizjen e proceseve demokratike. Mora autorizimin që kishte Azem Hajdari, jam ndër të parët, më 13 janar 1990, për të filluar lëvizjen në Devoll.
Zoti Dangëllia tregon se PD erdhi në pushtet përmes të fotëve, dhe jo duke ndjekur drejtësi, duke shtuar se figurat që kanë drejtuar deri më sot partinë, nuk kanë dhënë llogari mbi atë që kanë bërë në kurriz të demokratëve.
"Për të propaganduar statutin dhe programin e PD, të tjerët kishin frikë, unë fillova. I kam ruajtur të gjitha, sepse e dija që një ditë do të më luftonin dhe do të mi humbnin vlerat, deri në burg. Ata që protestojnë, këto testera i kanë fallso. Krijuam seksione në të gjithë Devollin e sipërm. Të gjithë ata të krijimit të seksioneve, pjesën më të madhe i kishte marrë operativi në telefon. Operativi i zonës (ata të sigurimit), i merrte në telefon dhe i thonte që të hapnin degë. Ishin të angazhuar në fshehtësi. Ishte porosi nga lart që duhet të ndihej ndryshimi dhe të fitonte PD.
Në një takim më vonë në vitet 2002 me Ilir Manushin, ai më tregoi një situatë. Në zgjedhjet e para kur fitoi Partia e Punës, dhe pse PD kishte bërë shumë punë. Ai më tregoi se si udhëzoheshin bashkëpunëtorët për të mbështetur Partinë e Punës. Kjo ka ndodhur më 31 mars të 1991. Ndërsa më vonë, më vonë kur u përsëritën zgjedhjet, kishin marrë një të ata 5 dyqaneve, ata të fuqishmit, ai kishte shkuar në qendrën e votimit dhe përdorte metodat dhe kështu fitoi PD. Këto metoda, të para e fituan se ishte operativi, të dytën se ishin ata të fuqishmit të PD, që ishin grumbulluar te partia. Këto janë faktet, kështu u operua. Ata nuk ishin të deklaruar që të merrnin pjesë në degë apo seksione por rrinin në distancë, për fat të keq edhe sot punojnë për PD. Këto janë problematikat që ka sot demokracia, drejtësia, këtu është thembra e Akilit.
Këta nuk janë goditur, nuk kanë dhënë llogari dhe nuk janë tërhequr, por vazhdojnë t’ia delegojnë pasardhësve të tyre ”, tregoi ai./M.K-dritare.net