Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Si ushtari ekzekutoi dy shokë brenda Porto Palermos! Inxhinieri rrëfen ngjarjen!

Si ushtari ekzekutoi dy shokë brenda Porto Palermos! Inxhinieri rrëfen

Komandanti i batalionit të ndërtimit, Xhorxhi Koçi tregoi ekskluzivisht për gazetaren Rudina Xhunga ngjarjet që kanë ndodhur gjatë punimeve në Porto Palermo, ku fshihen 20 tunele për të strehuar nëndetëset dhe armatimet e tjera.

“Në Porto Palermo është punuar me sakrifica të jashtëzakonshme. Punimet në këtë tunel janë kryer pa pasur një profil gjeologjik. Ne nuk dinim asgjë si ishte brenda. Na kanë ndodhur shumë të papritura, të cilat i kaluam me shumë vështirësi.

Gjatë punimeve kanë ndodhur tre ngjarje të jashtëzakonshme.

Një ushtar na i zuri korendi, një tjetër shkëmbi dhe ushtari i tretë ndërtoi jetë në hyrje të tunelit, si pasojë e një guri që u rrëzua gjatë punimeve. Nëse do t’i referohemi evidencave të repartit do të gjejmë edhe ngjarje të tjera. Këtu një ushtar na vrau dy veta. I vrau shokët e tij dhe i hodhi në det pasi i mori paratë që ia kishin sjellë prindërit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë viteve 77-78’. Ai person u ekzekutua më vonë.

Po ashtu tek një objekt tjetër, një ushtar nga pakujdesia vrau veten nga pakujdesia. Po ashtu një ushtar tjetër vrau veten, por kjo nuk lidhet me punimet në Porto Palermo. Të gjitha ngjarjet janë të dokumentuara tek Ministria e Mbrojtjes.

Në total kanë qenë 11 raste, por për shkak të punës, kanë ndërruar jetë vetëm 3 veta”, tregoi zoti Koçi./M.K-dritare.net