Na ndiqni edhe në

Shqip

Skenarët! Çfarë mund të ndodhë nesër, në takimin e Ramës në Athinë!

Skenarët! Çfarë mund të ndodhë nesër, në

Kreshnik Spahiu në Shqip nga Rudina Xhunga, DritareTv u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin nesër në Athinë me emigrantët.

Juristi u shpreh se deklarata e Athinës lidhur me sigurinë e Ramës, nënkuptonte se pala greke mund të bëhet pengesë që gjatë takimit të ketë incidente dhe ta sabotojnë atë.

“Nuk mendoj që do të shkojë në nivelet e atentatit për ekzekutim. Ishte një metaforë. Paralajmërimi ishte që tubimi do të bëhet i vështirë tubimi, do të krijojnë pengesa. Do mundohen ta denigrojnë, mund të blenë njerëz, t’i sabotojnë takimin, të krijojnë incidente. Nuk mendoj që do të jetë në nivelin e rrezikut për jetën.

Mendoj që Rama jo të shkojë në Athinë, por asnjë rezolutë në Parlament nuk bën pa pyetur amerikanët. Të jeni të bindur që Rama shkon në Athinë me bekimin e gjithë shërbimeve sekrete Perëndimore. Është e arsyeshme që shërbimet në këto raste veprojnë dhe kanë detyrimin për sigurimin e jetës.

Nuk mbrohet Rama, mbrohet stabiliteti në Ballkan!

Mbrohet paqja në Rajon, është detyrim, janë të dy vendet anëtare të NATO-s. Nuk i rrezikohet jeta Ramës. Rama do të shkojë me patjetër në Athinë, vetëm nëse mëson se stadium do të jetë bosh, mund ta anullojë, që mund të dështojë dhe të turpërohet. Në shkrimin tim, më bënte çudi që demokratët që kanë votuar historikisht kundër Ramës, shkruanin që do të dilnin ta prisnin, vetëm si reaksion i kërcënimit që ka bërë Athina. Vetëm si shënjë solidariteti", tha Spahiu./M.K-dritare.net