
Sonte do të performojë në Eurovizion/ Albina Kelmendi ka një mesazh për shqiptarët!
E Enjte 11 Maj 2023, 17:05
Dritare.net
Nën ethet për të prekur magjinë e skenës së madhe evropiane dhe me misionin për të ngritur peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve, Albina Kelmendi ka një mesazh drejtuar bashkëkombësve kudo në botë.
Falenderuese për dashurinë dhe suportin që ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe, ylli shqiptar edhe sot kërkon mbështetjen tonë, që “Duje” të shkojë në finale.
"Sonte do ngjitemi në skenën e madhe të Liverpulit. Ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Na votoni që të shkojmë në finale. Sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë veten dhe sa zemërgjerë jemi.”, tha Albina./K.C/dritare.net

















