
Eva Buzo flet për sfidën e arritur: Është dhuratë që doja t'ja bëja Shqipërisë!
Dritare.net

Eva Buzo është e para sportiste e cila përfundoi me sukses sfidën për të ardhur nga Italia në Shqipëri, duke notuar përmes kanalit të Otrantos për më shumë se 35 orë. Pas suksesit, Eva, me profesion avokate ka treguar se si ia arriti të përmbushë ëndrrën e saj të cilën vjet e la përgjysmë.
"Ndjehem tepër krenare që ia arrita sepse ishte diçka që e dija që mund ta bëja dhe për këtë mu deshën shumë vite për të arritur këtu dhe tashmë ndihem tepër falenderuese bashkisë së Vlorës.
Mendoj që jam zhvilluar shumë si sportiste këto vitet e fundit dhe gjithmonë e dija që ishte diçka për t’u bërë pavarësisht sa kohë mund të zgjaste. Gjithmonë kam dashur të bëja diçka për Shqipërinë, për vendin tim dhe bashkëpunimi me një ekip shqiptar në varkë që më shoqëronte ishte diçka speciale dhe na jep atë kënaqësinë e realizimit në grup së bashku.
Kur dola nga uji isha tepër e zbehtë dhe këtë gjë po iua tregoja edhe nipërve këtë mëngjes. Është një rënie graduale dhe ti nuk e dallon dot kur je në ujë, pra nëse ishte diçka normale dhe them që gishtërinjtë e mi po ndryshojnë, do të ishim të shokuar dhe do të mërziteshe. Por kur ndodh gradualisht ti nuk e dallon dot menjëherë por problematika më e madhe janë rrezet e diellit dhe djegia nga rrezet. Dhe trupi gradualisht lodhet dhe njëri krah është më i lodhur se tjetri ose anasjelltas por duhet të jesh e fokusuar dhe të mendosh sikur je diku tjetër dhe po relaksohesh që mos ta ndjesh shumë lodhjen.
Kur po arrinim drejt fundit po shikoja gjëra të frikshme dhe skuadra po më thoshte që thjesht të notoja sepse isha në fund por në fund arrita t’ja dilja në një mënyrë a tjetër", ka treguar Eva./ M.K-dritare.net

















