
Kush është Eva Buzo, vlonjatja që shënoi sot sukses!
Dritare.net

Eva Buzo, shqiptarja që jeton në Australi, është gruaja e parë që kaloi me not kanalin e Otrantos, duke u nisur nga Italia drejt plazhit të Vlorës.
Pas të ndjerit Paolo Pinto, i cili kaloi kanalin e Otrantos më 14 korrik të vitit 1979, Eva Buzo sot është e para grua që arriti këtë sukses. Kjo ide për të marrë këtë iniciativë i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar. Buzo u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
37-vjeçarja me origjinë nga Vlora, në kohën e lirë u kushtohet edhe pasioneve të tjera si: teatri muzikor, maratonave dhe mbi të gjitha notit.
Eva po ashtu është një avokate e zonja në Australi, si dhe e angazhuar në çëshrjet sociale si, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme, duke përfshirë World Vision dhe Save the Children./ dritare.net

















