Safet Gjici shet përfundimisht aksionet e klubit të Kukësit!
E Martë 6 Gusht 2024, 21:09
Dritare.net
Kukësi hyn në një epokë të re në historinë e tij. Klubi verilindor do të bëhet me pronar të rinj teksa familja Gjici ka vendosur të shesë të gjitha aksionet që ka në zotërim, pra 100% të klubit.
Pronarët e rinj të Kukësit do të jenë dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Këtë të martë është arritur marrëveshja mes palëve për shitjen e 100% të aksioneve të klubit që tani nuk do të jetë më nën zotërimin e familjes Gjici. Zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.
Ky sezon i ri futbollistik i gjen verilindorët në Kategorinë e Parë dhe klubi nuk gëzon një formë të mirë që prej 2 vitesh. Por, me ndërrimin e pronësisë situata pritet të ndryshojë radikalisht në klub./dritare.net