Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blindohet parlamenti, masa sigurie për protestën e paralajmëruar para Kuvendit

1782975636_rrethimiiparlamentit.jpg

Pas protestës së paralajmëruar mbrëmjen e shkuar përpara kryeministrisë për t’u mbledhur sot para parlamentit, godina është rrethuar nga barrierat metalike dhe forcat e policisë. Një pjesë e deputetëve të PS kanë hyrë brenda Kuvendit.

Protestuesit kërkuan një ditë më parë që secili të furnizohej me vezë e miell për të gatuar “brumin e demokracisë.”

Nuk munguan as tonet paralajmëruese ndaj policisë, të cilëve iu kërkua “të kenë kujdes.”