Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Pse nuk u lejua fotoreporteri britanik të futej në Tunelin e Porto Palermos!

Pse nuk u lejua fotoreporteri britanik të futej në Tunelin e Porto

Misteri i Tunelit të Porto Palermos, ishte episodi i parë i një cikli dokumentarësh nga fotoreporteri britanik Robert Hackman, në bashkëpunim më DritareTV. Hackman u nis të xhirojë në tunel, bashkë me grupin realizues, por në bazën ushtarake të Porto Palermos u lajmërua se nuk do të mund të futej brenda tunelit.

Dritare Tv kishte marrë leje paraprake për të hyrë në bazën ushtarake të Porto Palermos, javë më parë në Ministrinë e Mbrojtjes, në varësi të së cilës është kjo bazë. Fotografi dhe udhëtari britanik e shprehu qysh në nisje të emisionit kënaqësinë që do të hynte për herë të parë në tunelin e Luftës së Ftohtë.

Pse nuk u lejua fotoreporteri britanik të futej në Tunelin e Porto

Por mesa duket erërat e luftërave kanë sjellë ndryshime në bazë. Hackman tregoi në xhirim e sipër që për fat të keq nuk do lejohej të futej brenda.


“Ishte një udhëtim i këndshëm nga Vlora, përmes qafës së Llogarasë e mandej përgjatë vijës bregdetare. Tani kemi mbërritur në Porto Palermo e cila ndodhet në Jug të Shqipërisë, në breg të detit Jon. Është e mbrojtur nga dy shkëmbinj të mëdhenj dhe kodra të larta. Në kohët e shkuara ky gji njihej si Panormus, por mori emrin e ri Porto Palermo gjatë periudhës bizantine. Këtu poshtë është baza e nëndetëseve dhe pas 20 vjetësh unë do të mund të futem brenda. Jam shumë i lumtur për këtë. Dritare TV ka marrë leje për t’u futur dhe xhiruar këtë dokumentar.

Pse nuk u lejua fotoreporteri britanik të futej në Tunelin e Porto

Hyrja në bazën ushtarake!

Lajmi i mirë është që ne arritëm të futemi në bazën ushtarake nga porta kryesore sigurisht me dokumentacionin e duhur. Por lajmi i keq është që sot tuneli është i mbyllur dhe ne nuk mund të futemi të xhirojmë. Këto janë aktivitete normale për ushtrinë dhe ne nuk mund të ndërhyjmë në planet e tyre. Por lajmi i mirë është që ne jemi në bazë, jemi ngjitur me tunelin dhe unë do ju tregoj historinë e tij në këtë dokumentar në DritareTV.”, tha fotoreporteri Robert Hackman, ndërsa largohej nga tuneli në det që ai e quajti, një arritje e madhe inxhinierike./dritare.net