Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Tuneli sekret me 56 dhoma në Gjirokastër!

Tuneli sekret me 56 dhoma në Gjirokastër!

Rikthimi i luftës ka bërë që të shtohet interesi i njerëzve për luftën që është kaluar. Ata duan të dinë për Luftën e Ftohtë në Shqipëri. Ndaj ka kaq shumë turistë të huaj, që vizitojnë tunelet e Gjirokastrës, të kthyera në muzeume prej 2014-ës.

Turistët shqiptarë janë të paktë, ndaj gazetarja Rudina Xhunga në një dokumentar tregon historinë e këtij muzeu në DritareTV.



“Ne në Shqipëri nuk kemi interes shumë për të tilla muzeume. Udhëtime në kërkim të vendeve që kemi para sysh, por nuk hyjmë t’i shohim. Por duke u sjellë si turistë në Shqipëri mund ta shohim në një dritë tjetër.”, thotë gazetarja.

Është Olsi Sinani, ai që do të i bëjë guidën, Dritares por edhe turistëve të huaj, që në grupe të mëdha, presin orën, të futen për të zbuluar çfarë ka ne nëntokën e një qyteti. Në rast të ndonjë sulmi atomik gjatë Luftës së Ftohtë, ky tunel që tani është muze lufte, ka qenë vendi ku mund të mbroheshe.

Hyrjet e tij janë katër, nga hotel Çajupi, ish Komiteti i Partisë dhe dy të tjera, tani të bllokuara.

Ky tunel është 1 km dhe ka 56 dhoma. Nis mbi sheshin e Çerçizit, poshtë kalasë dhe përshkon gjithë pazarin. Aty ka sallë mbledhjesh, ambiente pune dhe pushimi, central elektrik madje dhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm. Mensa, infermieria dhe katër PTT. Tuneli është përfunduar së ndërtuari në vitin 1987. Aty është bërë vetëm një provë simulim lufte. Ne vitin ‘97 u grabit. Në vitin 2014 u pastrua dhe përshtat si muze, por askush nuk erdhi kurrë të sjellë çfarë vodhi aty. Tani që tuneli është shndërruar në muze, ajo që pritet është risjellja e disa kujtimeve të kohës, por dhe njerëzve që e dine historinë.

Ndërkaq kur të shkosh në Gjirokastër, mos harro, jo vetëm në Kala, po dhe poshtë Kalasë, te Muzeu i Luftës së Ftohtë./dritare.net