Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lajmi për vizitën e Berishës, Muça: Duam prova!

Lajmi për vizitën e Berishës, Muça: Duam prova!

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për kontratën 6 milionë dollarëshe e PD-së për të lobuar që t’i hiqet non-grata Berishës dhe lajmet për vizitën e tij në Amerikë. Gazetari tha se duan prova nga DASH-i për këto deklarata që janë bërë në Shqipëri.

“Kjo është histori absurde sepse problemi i doktor Berishës nuk është me non-gratën prej kohësh. Në qoftë se ka një problem Sali Berisha që po të reagojë Departamenti i Shtetit, Shtëpi e Bardhë dhe t'ia zgjidhin do ishte vërtetë madhështore për të. Në qoftë se donin t'i bënin një nder doktorit sot SHBA-të dhe LaCivittas duhet që nga Departamenti i Shtetit të thuhet që Struktura e Posaçme Antikorrupsion është një strukturë kriminale e ngritur nga George Soros. Kjo do ishte fatale për Reformën në Drejtësi dhe fitorja reale e Sali Berishës. Kjo nuk ndodh kurrë. Po në qoftë se nuk ndodh kjo atëherë këta janë krunde.”, tha gazetari./K.C/dritare.net