
Andrew Mountbatten-Windsor është liruar pasi u arrestua nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik, njoftoi Thames Valley Police. Policia konfirmoi se kontrollet në Norfolk kanë përfunduar, ndërsa hetimet vijojnë.
Pas daljes nga komisariati, ai u duk “i hutuar” dhe “i tronditur”, sipas Ailsa Anderson, ish-sekretare e shtypit të Mbretëreshës Elizabeth II. “Ai dukej i mpirë, i përkulur,” tha ajo për BBC News, duke shtuar se pamjet kujtojnë “rënien e tij të jashtëzakonshme nga lavdia”.
Duke komentuar reagimin e Charles III, Anderson vlerësoi “shpejtësinë” e deklaratës së Mbretit, i cili theksoi se “ligji duhet të ndjekë rrugën e tij” dhe garantoi bashkëpunim të plotë me autoritetet. Sipas saj, zhvillimet e fundit e kanë lënë Familjen Mbretërore të “tronditur”./K.C/dritare.net