Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos luani me mua! Trump paralajmëron vendet që refuzuan të shkojnë në inaugurimin e Bordit të Paqes!

Mos luani me mua! Trump paralajmëron vendet që refuzuan të
Udhëheqës botërorë dhe delegacione kombëtare janë mbledhur në Washington DC për takimin inaugurues të Bordit të Paqes të iniciuar nga Donald Trump. Në fjalën hapëse, Trump e cilësoi këtë nismë si një nga projektet më të rëndësishme ku ka qenë i përfshirë, duke falënderuar vendet dhe liderët që morën pjesë dhe duke shprehur bindjen se edhe shtete të tjera do t’i bashkohen nismës së Shtetet e Bashkuara.

Trump u shpreh optimist se shumica e vendeve do ta pranojnë ftesën, duke nënvizuar se refuzimet aktuale nuk do të jenë përfundimtare. Megjithatë, disa aleatë tradicionalë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia, Suedia dhe Sllovenia.

Vetë Trump iu drejtua këtyre vendeve duke u thënë: “Pothuajse të gjithë janë pranuar, dhe ata që nuk janë pranuar do të jenë. Disa po luajnë rolin e një personi paksa të lezetshëm. Nuk funksionon. Nuk mund të luash si i lezetshëm me mua.”/K.C/dritare.net