
Pas arrestimit të tij në Venezuelë, Presidenti Nicolás Maduro u transportua me helikopter amerikan jashtë Karakasit dhe u dërgua në bord të USS Iwo Jima, ku u fotografua, foto kjo që u nda nga Donald Trump në rrjetin Truth Social.
Nga atje, Maduro u nis drejt New York-ut përmes Kubës, duke përfunduar në zyrat e Agjencisë Amerikane për Zbatimin e Ligjit të Droges (DEA). Më pas, ai u transferua nga zyra e DEA në Manhattan në Qendrën e Ndërmjetme të Arrestimeve Metropolitan në Brooklyn.
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë për akuza lidhur me drogë dhe armë, me mundësinë që procesi të nisë që nga dita e hënë.
Presidenti venezuelan ka mohuar më parë se është udhëheqësi i një karteli droge, por tashmë gjyqi në SHBA mund të vendosë fatin e tij në nivel ndërkombëtar./K.C/dritare.net