Dajo im Sali Berisha, koha jote mbaroi! Flet Lekë Sokoli
Dritare.net

Në një intervistë në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, Lekë Sokoli u ndal në analizën e figurës së Sali Berishës dhe ndikimin e tij në skenën politike shqiptare, duke sjellë një koment personal dhe shprehje reflektive mbi perceptimet e publikut. Ai tha se mënyra si vepron Berisha mund ta bëjë atë objekt talljeje për publikun, duke sugjeruar se do të ishte më mirë që ai të tërhiqej.
“E kam takuar shpesh Berishën, madje ndonjëherë them me shaka që e kam dajë. Sepse mamaja ime është nga Bajram Curri. Po i them Berishës sot se nëse vazhdon kështu do të shndërrohet në një objekt talljeje dhe do të bëhet qesharak. Çdo gjë e ka një karar. Dhe njerëzit gjykohen dhe për atë që lënë pas. Pra rekomandoj të tërhiqej.” tha Sokoli, në DritareTV./K.C/dritare.net