Evi Kokalari shpall kandidaturën për kryetare të PD-së: Mesazhi për Berishën!
Dritare.net

Në 23 maj, anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Evi Kokalari ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e kryetares.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari thekson se emri i saj figuron në gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’ dhe paralajmëron Berishën se çdo manipulim apo vjedhje e votës në garën e 23 majit do të dokumentohet dhe raportohen në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Në reagimin e saj, Kokalari shprehet:
“Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.
Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.
Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.", shkruan Kokalari./K.C/dritare.net