Deklarata e fortë e Roland Bimos: Ish-komandantët e UÇK-së do të dënohen!
Dritare.net
Të ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Ralf Gjoni dhe ambasadori Roland Bimo folën për gjyqin ndaj ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë.
Të pyetur nga gazetari Qafoku nëse do të dënohen me burg Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ata thanë:
Ralf Gjoni: Unë mendoj që do të ketë presion në rritje dhe do shpallen të pafajshëm.
Ambasadori Roland Bimo: Do të dënohen. A do të jetë dënimi 6 muaj, një vit, një javë apo 5 vjet – do të dënohen. Kështu janë të gjitha gjasat. Nuk është puna te Hashim Thaçi, është për të dënuar UÇK-në, për të dënuar lëvizjet nacionalçlirimtare, sepse nesër mund të lindin të tjera nga këto lëvizje.
Ralf Gjoni: Edhe një dënim njëjavor do të ishte proserb dhe prorus. Do të ishte turp.
Ambasadori Roland Bimo: Rusëve nuk u hyn shumë në punë dënimi, sepse ata kanë një fabul të tërë të krijuar për Donbasin dhe Krimenë, bazuar në të njëjtat parime në të cilat është njohur pavarësia e Kosovës. Këtu kemi të bëjmë me interesa gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Ai që ka bërë ndërhyrjen e ka bërë në mënyrë të kamufluar, sa nuk e gjen dot kush është iniciatori. Ashtu siç nuk e dimë se kush e ka paguar Dick Marty-n. Ka të dhëna indirekte që mund të jenë shërbimet ruse ose serbe, por është e vështirë të gjesh gjurmë./K.C/dritare.net
