FOTO/ Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit qëllojnë policin me gurë në kokë
Thursday 2 July 2026, 10:10
Dritare.net

Protestuesit nuk kanë kursyer as sulmet me gurë e sende të forta në drejtim të punonjesve te policise.
Fillimisht ata hoqën gardhin metalik dhe më pas u konfrontuan me forcat blu.
Një gur i hedhur në drejtim të kordonit të forcave të policisë ka goditur në kokë një polic, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në protestë. Gjithashtu, gjatë përplasjeve kanë mbetur të plagosur edhe 2 efektivë te tjere, të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.