Garë në kuzhinën e Rapsodisë! Kush e dekoroi më bukur pjatën me koran, Roberti apo Shef Fredi!
Dritare.net

Të mësosh të gatuash koranin ishte vetëm hapi i parë për gazetarin dhe fotografin anglez Robert Hackman. Pasi përfunduan gatimin, Shef Fredi i kërkoi të dekoronte pjatën.
Roberti vendosi ta surprizonte shefin. Ai nisi të punonte me kujdes mbi pjatë dhe, në vend të një dekorimi të zakonshëm, krijoi shqiponjën dykrenare, simbolin e flamurit shqiptar.

Rezultati e habiti edhe vetë Shef Fredin. Atmosfera në kuzhinën e Restorantit Rapsodia u shoqërua me humor dhe batuta, ndërsa sfida miqësore mes shefit dhe gazetarit anglez u mbyll me duartrokitje për krijimin e Robertit, që mesa duket fitoi simpatinë edhe të vetë Shef Fredit.
Shikoni emisionin e plotë për të parë momentin kur Robert Hackman habit Shef Fredin me shqiponjën dykrenare të krijuar në pjatën me koran.