Kjo është rakia më e mirë që kam provuar! Gazetari anglez mahnitet nga rakia e thanës!
Dritare.net

Pasi mësoi sekretet e gatimit të koranit në Restorantin Rapsodia, gazetari dhe fotografi anglez Robert Hackman u njoh edhe me një tjetër traditë shqiptare: rakinë e thanës.
Shef Fredi i ofroi një gotë raki të përgatitur në mënyrë artizanale, e distiluar dy herë, duke i shpjeguar edhe veçoritë e kësaj pijeje tradicionale.
Mjaftoi një gllënjkë që Roberti të jepte verdiktin e tij. Gazetari anglez e cilësoi rakinë e thanës si "më të mirën që ka provuar ndonjëherë", duke mbetur i impresionuar nga shija dhe aroma e saj.
Për Robertin, përvoja nuk u kufizua vetëm te gatimi i koranit, por u kthye në një udhëtim përmes shijeve dhe traditave të kuzhinës shqiptare./E.P-dritare.net
Shikoni emisionin e plotë për të zbuluar reagimin e gazetarit anglez pasi provoi rakinë e thanës dhe pjatën me koran.


