Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Ja si përgatitet pekmezi i rrushit në Zabërzan!

Ja si përgatitet pekmezi i rrushit në Zabërzan!

Nëse do të shkosh në Skrapar, mos u largo pa provuar dhe shijuar, pekmezin. Pekmezi i cili del nga lëngu i rrushit apo manit, ka një sekret që e zbuloni vetëm në Zabërzan, fshatin e rakisë dhe dollisë.

Zonja Flutura Lame për DritareTV rrëfen se si e prodhon këtë lëng magjik, të cilin e përdor për qerasje kur vijnë miqtë apo dhe për konsum vetjak. Asnjëherë mos harroni të shijoni me arra, kjo ishte porosia e zonjës Flutura.

“Pekmezi këtu në Zabërzan e përgatisim nga rrushi. Rrushi si fillim duhet të shtypet, më pas e hedhim në kade. Lihet aty për një ditë. Më pas lëngun që del nga bërsia, e kulloj dhe e hedh në një enë qelqi.

Që të përgatitet i plotë pekmezi, ne shtojmë një lloj dheu të veçantë që quhet vapem. Ky dhe e ndihmon që ta pastrojë lëngun, i cili duhet të kullojë për gati 8 orë.

Në fund lëngu që del, e ziejmë për disa orë dhe e lëmë gjithë natën që të ftohet. Ditën e nesërme sërish e hedhim për zierje në kazan, deri sa të trashet lëngu. Pekmezin e përdorim për qerasje, apo dhe konsum vetjak në familje. Gjithmonë e shoqërojmë me arra”, tregon zonja Flutura Lame për gazetaren Marina Kërçeli./M.K-dritare.net