
Aleksandër Vuçiç: Fajin e ka Albin Kurti!
Dritare.net
Aleksandër Vuçiç përgjegjësinë e situatës së përgjakshme në veri të Kosovës, ia kaloi kryeministrit Albin Kurti.
“Informacioni që besimtarët i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ia vënë Serbisë. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti”- tha Vuçiç.
“Nuk kemi mundur të flasim më herët, sepse nuk kemi kontroll efektiv në Kosovë që nga viti 1999. Na është dashur shumë kohë që ta hetojmë vetë atë që ka ndodhur”, tha Vuçiç.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.
Vuçiq tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, që do t'ua komunikojë qytetarëve dhe popullit në Kosovë, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.
/L.F-dritare.net

















