Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Autoritetet serbe arrestojnë në Merdarë ish-deputetin e Kosovës. Çfarë ndodhi!

Autoritetet serbe arrestojnë në Merdarë ish-deputetin e

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se sot paradite është njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë.

Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi, thuhet se ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja e ka dënuar fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm Agushollit dhe “ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast. Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Agushilli ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje./KohaDitore