
Horoskopi javor i Shigjetarit 16- 22 qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e ngrohtë. Të kaluarën e trishtë e të mbushur me probleme do e lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe do e gjeni me shpejt nga sa mendonin princin tuaj të kaltër. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe pse mund të keni herë pas here shqetësime elementare. Në punë do jeni mjaft dinamikë dhe të gjithë do ju adhurojnë. Do merrni edhe disa shpërblime. /dritare.net

















