Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë eventi i rëndësishëm do të mbahet në Tiranë, të hënën? Rama: Shqipëria sërish në qendër të diplomacisë

Çfarë eventi i rëndësishëm do të mbahet në

Tirana do të mirëpresë të hënën, më 16 qershor 2025, Ministerialin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), duke e vendosur sërish Shqipërinë në epiqendrën e zhvillimeve diplomatike në rajon.

Kryeministri Edi Rama e ka bërë publik eventin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson angazhimin e vendit për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.


SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997./K.C/dritare.net