Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Azgan Hakaj: Aksioni ushtarak i Serbisë synonte luftë me karakter fetar, ja si u përdor!

Azgan Hakaj: Aksioni ushtarak i Serbisë synonte luftë me karakter

Azgan Hakaj, në intervistën e ditës për Dritare Tv ka komentuar sulmin e ndodhur në veri më 24 shtator, ku forcat e armatosura serbe sulmuan policët e Kosovës.

Hakaj tha se sulmi ishte organizuar nga Serbia dhe kishte një skenar të mirëfillte ushtarak për të krijuar një kryengritje, për të pushtuar Mitrovicën e Veriut dhe destabilizuar Kosovën.

Sakaq shtoi se pas këtij sulmi një plan tjetër i serbëve ishte që pelegrinët që kishin ardhur në manastirin e Mançkës të vriteshin bashkë me murgjit që ndodheshin brenda, dhe lufta të merrte karakter fetar.

“Është sqaruar panorama se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Banjë. Ky aksion ushtarak, ishte në bashkëpunim me mbështetjen e shteti serb. Ishte skenar i mirëfilltë, nga Serbia.

Në pamje të parë dukej si kryengritje e viteve 90-të në Kroaci, kur sheh barrikadat por kur e ndjek në detaj kupton se kishte një skenar të llogaritur mirë. Qëllimi i tyre ishte pushtimi i Mitrovicës së Veriut dhe krijimi i një kufiri tek lumi Ibër dhe destablilizimi i Kosovës. U zgjodh manastiri i Mançkës, një ndër 3 kishave më të mëdha në Kosovë. Qëllimi ishte që pelegrinët që kishin ardhur të vriteshin dhe murgjit që ndodheshin brenda, si dhe lufta të merrte karakter fetar”, tha Azgani./M.K-dritare.net