Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Detaje/ Si bashkëpunoi babai në rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares në Shkup!

Detaje/ Si bashkëpunoi babai në rrëmbimin dhe vrasjen e

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ka ndarë detaje nga vrasja e të miturës, Vanja Gjorçevska në Shkup.

Ministri deklaroi se krimi ka ndodhur për përfitime financiare, që babai të përfitonte para nga nëna e viktimës.

“Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari”, ka deklaruar ministri.

Sipas tij rrëmbimi i vajzës është bërë me ndihmën e babait të saj, ku ky i fundit ka dhënë informacione për autorët e krimit, citon Alsat.

“Ekzekutuesi kryesor, i cili e vrau të miturin me armë, u frikësua nga provat e hetimit, dhe është arratisur, po i ndjekim gjurmët e këtij përbindëshi dhe ai do të dalë para drejtësisë”, deklaroi ndër të tjera ministri./M.K-dritare.net