
Eurodeputetja thirrje Serbisë: Liro qytetarët e Kosovës, ndalo së turpëruari veten!
E Mërkurë 17 Prill 2024, 13:01
Dritare.net

Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar ashpër ndaj Serbisë, pasi bllokoi qindra qytetarë të Kosovës në pikën kufitare me Kroacinë. Përmes një postimi në X, Cramon shkruan:
“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”./M.K-dritare.net

















