Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Video/ Serbia bllokon qindra kosovarë në pikën kufitare me Kroacinë!

Video/ Serbia bllokon qindra kosovarë në pikën kufitare me

Qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar nga serbët, në pikëkufitare me Kroacinë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli i cili shprehet se kjo po ndodh në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin 'Batrovci', Serbi - Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Haxholli si dhe qytetarët e bllokuar, kanë konfirmuar se autoritetet serbe ua kanë marrë pasaportat dhe dokumentacionet duke i mbajtur, raporton Kohanet.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin 'ky është një urdhër nga Beogradi'”, ka shtuar Haxholli.

Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar./M.K-dritare.net