
Gërvalla-Borrellit: Turp që nuk mbroni policët e as nuk dënoni terroristët!
E Diel 24 Shtator 2023, 15:03
Dritare.net
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cilëson cinik reagimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Përmes një reagimi në twitter zonja Gërvalla shkruan se Borell nuk shprehu asnjë mbështetje kundër policisë së Kosovës e nga ana tjetër as nuk dënoi terroristët.
“Terroristët vrasin policinë dhe ju thoni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?
Si mund ta tolerojnë këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”, shkruan Gërvalla në twitter./L.F-dritare.net

















