
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Situata në Veri të qetësohet!
Dritare.net

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea ka reaguar në lidhje me sulmin në Veri personat e armatosur ishin aty aty për të shkaktuar trazira.
Shea tha se pret që situata në Veri të qetësohet dhe presidenti Aleksandër Vuçiç të mbajë premtimin që i dha sekretarit të SHBA, Blinken.
“Si fillim duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme. Këta njerëz nuk janë martirë, ata nuk janë duke luftuar për ndonjë kauzë e cila mund të justifikohet. Jo. Ata ishin aty për të vrarë njerëz, ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja e të quajturit ata martirë apo heronj është e gabuar.
Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që ne kemi nevojë. Ajo që unë vura re ama është se kur sekretari i Shteteve të Bashkuara, Blinken telefonit presidentin Vuçiç, ky i fundit premtoi se do të qetësohej situata. Le të shikojmë nëse do qetësohet kjo situatë dhe nëse kjo retorikë qesharake dhe e panevojshme ka për t’u shuar apo jo”, ka thënë Shea./m.K-dritare.net

















