Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit. Pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen

Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit. Pasi

Sot, më 11 maj 2025, në një nga qendrat e votimit në Pogradec është regjistruar një incident i rëndë. Luan Tollozhina, një mbështetës i Partisë Demokratike (PD), ka goditur me grushta komisionerin e Partisë Socialiste (PS), Entin Gega, në qendrën e votimit nr. 3901, pranë shkollës “Esat Minarolli” . Sipas raportimeve, Tollozhina pretendon se Gega ka ngacmuar vajzën e tij, e cila është kryetare e komisionit në këtë qendër.

Pas incidentit, Tollozhina është shoqëruar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës” . Më vonë, rreth orës 13:00, nipërit e Tollozhinës kanë shkuar në banesën e komisionerit Gega dhe kanë sulmuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Gjithashtu, një tjetër përplasje fizike është raportuar në ambientet e jashtme të një qendre votimi në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, por shkaqet dhe personat e përfshirë nuk janë bërë ende të ditur./K.C/dritare.net