
Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e Veriut!
Dritare.net

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në Veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, pasi u qëllua nga forcat e armatosura serbe.
Kurti në X, shkruan se policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e planit për të aneksuar Veriun.
Sakaq shton se Kosova gjatë 7 ditëve të fundit ka qenë dëshmitare e dhunës dhe kërcënimeve nga Serbia, ku bëri thirrje që aleatët të mbështetin Prishtinën në luftën për demokraci
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa. Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia.
Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar kryeministri./M.K-dritare.net

















