
Kush është polici që u vra në Leposaviç!
E Diel 24 Shtator 2023, 09:09
Dritare.net

Efektivi i vrarë, Afrim Bunjaku, KFOR dhe policia e Kosovës pranë vendit të ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Leposaviçit. Polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe policia e Kosovës thonë se rreshteri dhe dy policë të tjerë u sulmuan nga bandat e armatosura serbe.
Raportohet se dy persona të maskuar i bllokuan rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku. Sipas mjekëve dy policët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën./K.C/dritare.net

















