Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas sulmit në Veri, policia e Kosovës kontrolle të detajuara në pikat kufitare!

Pas sulmit në Veri, policia e Kosovës kontrolle të detajuara

Pas sulmit të së dielës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku në Veri situata raportohet më e qetë.

Mësohet se edhe në pikën kufitare në Jarinë, e cila u bllokua për hyrje në Kosovë pas sulmit situata është normalizohet.

Bëhet me dije se për çdo automjet që po del për në Serbi nga Jarinja, policia kufitare po zhvillon kontroll të detajuar. Po ashtu një tjetër pika kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e bllokuar për hyrje në Kosovës, kjo për arsye sigurie.

Kujtojmë se polici Bunjaku mbeti i vrarë më 24 shtator në Banjë të Zveçanit pasi u sulmua nga një grup i armatosur serbë. Pas sulmit policia e Kosovës sekuestroi një sërë armësh ndërsa janë bërë publike edhe pamjet ku grupi prej 30 trupash të armatosur largohen nga manastiri./M.K-dritare.net