
Peter Stano: BE kërkon hetim të plotë mbi sulmin në Veri!
Dritare.net

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur tre ditë më parë në Veri, ku ka harkuar hetim mbi ngjarjen.
Stano është shprehur se përgjegjësit e këtij sulmi duhen identifikuar pasi BE kërkon pamje të qartë mbi atë që ndodhi në Veri.
“Kemi pasur ndryshim shumë të madh të rëndësishëm, pas sulmeve terroriste të së dielës në veri të Kosovës. Për ne është me rëndësi që të bëhet hetim i plotë, të përfundohet hetimi. Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme.
Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen gjitha faktet. Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka thënë Stano./M.K-dritare.net

















