
Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës!
E Premte 22 Shtator 2023, 08:08
Dritare.net

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në mesnatë në veri të Mitrovicë, në afërsi të ‘lagjes së boshnjakëve’.
Sipas medieve kosovare bëhet me dije se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore M75, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Dëme materiale janë shkaktuar vetëm në një automjet.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75. Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po zhvillojnë hetimet”, ka raportuar zëvendësdrejtori i policisë./M.K-dritare.net

















