
Sveçla: Vetëm Kurti vendos nëse Vuçiç hyn në Kosovë, pa leje arrestohet!
Dritare.net

Tensionet Kosovës-Serbi vazhdojnë të jenë një temë e ndehtë për zyrtarët e dy vendeve por jo vetëm.
Pas dështimit të dialogut në Brukesel, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë një paralajmërim lidhur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Sveçla ka deklaruar se nëse Vuçiç hyn në territorin e Kosovës pa leje, do të arrestohet. Sakaq shtoi se është kryeministri Albin Kurti nëse do të ketë kërkesë, për t’i dhënë ose jo leje Vuçiçit që të hyjë në Kosovë.
“Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë. Është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës. Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd. Unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”, kaq deklaruar ai./M.K-dritare.net

















