Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vëllai i Dardan Krivaqës: Jemi të traumatizuar, ai të marrë dënimin që meriton!

Vëllai i Dardan Krivaqës: Jemi të traumatizuar, ai të

Kastrijot Krivaqa, vëllai i Dardan Krivaqës i cili dhunoi për vdekje bashkëjetuesen Marigona Osmani ka reaguar për krimin që tronditi mbarë opinionin publik. Përmes një postimi në rrjete sociale Kastrijoti thotë se i vëllai duhet të marrë dënimin që meriton.

Postimi i Kastrijot Krivaqës në Facebook!

“Prindër, miq, farefis dhe qytetarë të Ferizajit:

Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojnë thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmën e Allahut ta përballojmë këtë TRAGJEDI. Ky krim makabër qe e beri “vëlla im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më krimin që bëri njollosi dhe lëndoi tërë familjen tonë. Gjatë tërë jetës na ka sjellë probleme dhe telashe të papara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfillur këshillat tona. Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familjen qysh ne moshë shume te re nga se herët kam mbetur pa baba, por jam munduar qe “valluan” ta këshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd.

Me rastin e kapjes dhe arrestimit te tij nga Policia e Kosovës, si dhe ndihmës që bënë qytetaret, unë i përgëzoj dhe shpresoj se ligji do t’ia shqiptoji dënimin që meriton, si dhe shpresoj qe ky krim makabër do te na mobilizojë të gjithë neve për te i evituar krimet dhe te luftojmë për mirëqenien e fëmijëve tanë. Ne veçanti edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Osmani. Zoti ju dhëntë forcë dhe gajret!”/K.C/dritare.net