
Vjosa Osmani: Vuçiç si Millosheviçi, po përpiqet të shkatërrojë gjithçka!
E Shtunë 30 Shtator 2023, 18:06
Dritare.net
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi homologun e saj serb, Aleksandër Vuçiç se është duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij, Sllobodan Millosheviç. Në një postim në rrjetet sociale, zonja Osmani shkruan se Vuçiç tani po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më tani, për paqen dhe lirinë.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Vuçiç tani po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA dhe BE për paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme.
Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, shkruan presidentja Osmani në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















