Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasja e policit në veri të Kosovës, vjen reagimi i parë nga Serbia  

Vrasja e policit në veri të Kosovës, vjen reagimi i parë nga


Një polic mbeti i vrarë si pasojë e sulmeve me armë në fshatin Banjskë të Mitrovicës së Veriut dhe dy të tjerë u plagosën. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe policia e Kosovës thonë se rreshteri dhe dy policët e tjerë u sulmuan nga bandat e armatosura serbe. Ndërkohë për këtë ka reaguar edhe Serbia.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka nxituar menjëherë të akuzojë serbët për ngjarjet në Banjskë, shkruan RTS, përcjell dritare.net

“Nëse do të flasim për atë që ndodhi, atëherë e keni parë edhe reagimin e Alibin Kurtit, i cili menjëherë nxitoi i pari të na akuzonte, duke thënë se ishte një veprim i organizuar nga serbët. Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Kjo është kryer nga disa profesionistë, ai duhet t'i ketë legjitimuar personalisht ndërkohë që ai e di se kush janë dhe çfarë janë, kështu që gjithçka është e qartë për ju. Por nëse flasim se kush është përgjegjës për çfarëdo lloj dhune është ekskluzivisht Alibin Kurti dhe këtë e dinë të gjithë. Dhe gjithçka që ai ka bërë muajt e kaluar me terrorin më brutal të mundshëm që ka kryer kundër popullit duarzbathur serb, ai e bëri pikërisht sepse donte një përshkallëzim të hapur dhe sepse donte të shkaktonte dhunë”, theksoi Orliç për Prva TV./K.C/dritare.net